Rrugëtimin e tij e nisi në vitin 2006 në Teatrin Rom “Nexhip Menekshe”, ku ndër vite
interpretoi në dhjetëra shfaqje protagoniste dhe antagoniste, përfshirë produksione
bashkëkohore dhe eksperimentale. Krahas kësaj, në vitet e hershme ka qenë i angazhuar në
sport, duke luajtur si futbollist për KF Liria deri në gjeneratën U17, çka i ka mundësuar të
kultivojë vlerat e disiplinës sportive.
Përvoja e tij ndër vite përfshin angazhimin dhe bashkëpunimet e ngushta me organizata
kulturore, organizata rinore dhe institucione prestigjioze vendore e rajonale, si punonjës i
organizatave dhe si aktor i pavarur, si dhe angazhimin e vazhdueshëm në projekte që
promovojnë paqen, dialogun ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut, angazhim ky që i ka sjellë
edhe mirënjohjen si Ambasador i Paqes.
Në vitin 2021, ai ka shërbyer si Zëvendësministër për Kulturë, Rini dhe Sport në Republikën
e Kosovës, ndërsa në vitin 2026 është emëruar Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme për
Diplomaci Kulturore.
Në rrafshin akademik, Sejnur Veshall ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji dhe
Master në Administratë Publike dhe Diplomaci, ndërsa aktualisht është duke ndjekur
studimet e ciklit të dytë Master në Trashëgimi Kulturore në Universitetin e Prishtinës. Përveç
angazhimeve në sfera të ndryshme, ai është poet dhe autor i librit me poezi “Kangët e Hanës”,
ndërsa aktualisht është në proces të përgatitjes së vëllimit të tij të dytë poetik.