Departamenti për Shërbime të Përgjithshme

1. Misioni i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme është sigurimi i kushteve dhe shërbimeve mbështetëse për funksionimin efikas të Ministrisë, përmes ofrimit të shërbimeve të TI-së, logjistikës, mirëmbajtjes dhe administrimit të dokumenteve.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme janë:

2.1. Menaxhimi, koordinimi dhe ofrimi i shërbimeve administrative për të gjitha njësitë dhe organet në kuadër të Ministrisë;

2.2. Ofron shërbime dhe mbështetje administrative dhe logjistike për Ministrinë, si mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave të objektit, menaxhimi i njësisë së transportit, menaxhimi dhe mirëmbajtja e inventarit në depo;

2.3. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;

2.4. Siguron zbatimin e procedurave për menaxhimin e të gjitha automjeteve që disponon Ministria në përputhje me legjislacionin në fuqi, bën koordinimin me institucionet përkatëse për raportimin lidhur me gjendjen e automjeteve (servisim, mirëmbajtje, shpenzime të derivateve në Ministri);

2.5. Menaxhon sistemet e arkivit dhe dokumentet e brendshme, hyrëse dhe dalëse të Ministrisë përfshirë sistemin elektronik;

2.6. Ofron shërbime të përgjithshme të përkthimit, lektorimit dhe shpërndarjes së dokumenteve për Ministrinë.

3. Në kuadër të Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë divizionet si në vijim:

3.1. Divizioni për Teknologji Informative;

3.2. Divizioni për Administrim te dokumenteve;

3.3. Divizioni për Logjistikë, Transport dhe Shërbime të Përgjithshme.

4. Udhëheqësi i Departamenti të Shërbimeve të Përgjithshme i raporton Sekretarit të përgjithshëm.

5. Numri i të punësuarve në Departamentin e Shërbimeve të Përgjithshme është nëntëmbëdhjetë (19).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors