1. Misioni i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave është zhvillimi, koordinimi dhe monitorimi i politikave që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian në fushat e sportit dhe rinisë.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave janë:
2.1. Koordinon, këshillon, monitoron dhe raporton lidhur me zbatimin e aktiviteteve dhe politikave dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian;
2.2. Koordinon procesin e planifikimit strategjik dhe atë të zhvillimit të politikave të Ministrisë, si dhe ofron mbështetje në hartimin, monitorimin dhe raportimin lidhur me zbatimin e tyre;
2.3. Koordinon punën në zhvillimin e dokumenteve kryesore strategjike të cilat hartohen nga strukturat e ministrisë, duke siguruar që këto dokumentet të jenë në pajtim me politikat e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre;
2.4. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së;
2.5. Udhëheq koordinimin e asistencës së IPA-së dhe asistencës së jashtme bilaterale dhe multilaterale.
3. Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
4. Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave përbëhet nga divizionet si në vijim:
4.1. Divizioni për integrim evropian; dhe
4.2. Divizioni për koordinim të politikave.
5. Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave është shtatë (7).