1. Misioni i Departamentit për Infrastrukturë është planifikimi, zhvillimi dhe mbikëqyrja e infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet teknike dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e qëndrueshëm të sportit dhe realizimin e prioriteteve shtetërore, përfshirë Lojërat Mesdhetare.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Infrastrukturë janë:
2.1. Harton politika zhvillimore, strategji dhe plane vepruese për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës;
2.2. Identifikon dhe vlerëson nevojat për ndërtimin, renovimin dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive, në përputhje me prioritetet shtetërore dhe dokumentet strategjike;
2.3. Harton dhe koordinon planet buxhetore dhe investive për projektet infrastrukturore sportive;
2.4. Koordinon planifikimin, zhvillimin dhe realizimin e projekteve infrastrukturore sportive, në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare;
2.5. Mbikëqyr procesin e projektimit, ndërtimit dhe renovimit të objekteve sportive, në përputhje me standardet teknike dhe ndërkombëtare sportive;
2.6. Siguron harmonizimin dhe përputhshmërinë e projekteve infrastrukturore sportive me standardet profesionale, teknike dhe kërkesat e organizatave ndërkombëtare sportive;
2.7. Bashkëpunon me njësitë përkatëse administrative dhe institucionale për realizimin e procedurave që ndërlidhen me projektet infrastrukturore sportive;
2.8. Monitoron progresin e realizimit të projekteve infrastrukturore sportive dhe përgatit raporte periodike për menaxhmentin e Ministrisë;
2.9. Siguron zhvillimin e qëndrueshëm dhe funksional të infrastrukturës sportive në përputhje me prioritetet shtetërore në sport;
2.10. Koordinon dhe mbikëqyr mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e objekteve sportive dhe rinore nën administrimin e Ministrisë, me qëllim të sigurimit të funksionimit të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të tyre.
2.11. Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe fushëveprimin e departamentit.
3. Udhëheqësi i Departamentit për Infrastrukturë në aspektin administrativ, i raporton Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë, ndërsa për aspektin operacional raporton tek Ministri.
4. Departamenti përbëhet nga këto divizione:
4.1. Divizioni për planifikim dhe zhvillim të infrastrukturës sportive;
4.2. Divizioni për ekzekutim të projekteve;
4.3. Divizioni për mirëmbajtje.
5. Numri i të punësuarve në Departamentin e Infrastrukturës është pesëmbëdhjetë (18).