Divizioni për prokurim publik

  1. Misioni i Divizionit për prokurim publik është planifikimi, koordinimi dhe zhvillimi i aktiviteteve të prokurimit publik në Ministri, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të sigurimit të proceseve efikase, transparente dhe të përgjegjshme të prokurimit për administratën qendrore dhe agjencitë ekzekutive të Ministrisë.
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për prokurim publik janë:
  • Përgatit, koordinon dhe zbaton planin vjetor të prokurimit publik për administratën qendrore dhe Agjencitë Ekzekutive në Ministri, në përputhje me planifikimin buxhetor për vitin fiskal;
  • Shqyrton kërkesat e prokurimit dhe vlerëson përputhshmërinë e tyre me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  • Në koordinim të plotë me ZSP-në dhe njësinë e kërkesës, përcakton metodologjinë e prokurimit për tenderë dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
  • Zhvillon aktivitetin e prokurimit në të gjitha fazat e prokurimit, në koordinim dhe pajtim me kërkesat e njësisë së kërkesës;
  • Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;
  • Bashkëpunon ngushtë me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Agjencinë e Prokurimit Publik;
  • Përgatit raporte vjetore dhe raporte të tjera sipas kërkesës për zbatimin e planit të prokurimit;
  • Kryen edhe detyra tjera sipas nevojave dhe kërkesave të Institucionit.
  • Udhëheqësi i Divizionit të prokurimit publik i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
  • Numri i të punësuarve në Divizionin për prokurim publik është gjashtë (6).

Udhëheqës i Divizionit për prokurim publik është:

Gazmend A. Berisha, u.d.

gazmend.a.berisha@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors