Divizioni për menaxhimin e burimeve njerëzore

  1. Misioni i Divizionit për menaxhimin e burimeve njerëzore është zhvillimi dhe administrimi efikas i burimeve njerëzore në Ministri, përmes zbatimit të legjislacionit në fuqi, planifikimit të personelit dhe menaxhimit të procedurave të punësimit, zhvillimit profesional dhe administrimit të personelit, me qëllim të sigurimit të një administrate profesionale dhe funksionale.
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për menaxhimin e burimeve njerëzore janë si në vijim:
  • Përgatit dhe koordinon planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit të administratës qendrore në përputhje me planifikimin buxhetor;
  • Ndihmon njësitë përkatëse në përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin e vendeve të punës dhe sistematizimin e vendeve të punës;
  • Zhvillon procedurat e plotësimit të vendeve të punës të nëpunësve civilë, në bazë të legjislacionit në fuqi për administratën qendrore të Ministrisë, dhe sipas nevojës për institucionet e vartësisë;
  • Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë, trajnimet e nëpunësve civilë, pushimet, vijueshmërinë në punë, procedurat disiplinore, pezullimin e marrëdhënies së punës, përfundimin e marrëdhënies së punës, lirimin nga shërbimi civil, pensionimin e parakohshëm, vërtetimet dhe detyra të tjera të ngjashme në menaxhimin e burimeve njerëzore sipas legjislacionit në fuqi;
  • Administron pagat, kompensimet në pagë, shpërblimet, shtesat në pagë të nëpunësve civilë dhe detyra të tjera të ngjashme në menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Administron dosjet e personelit (dosje individuale) të institucionit dhe vendosjen e të gjitha të dhënave, proceseve dhe procedurave në sistemin elektronik (SIMBNJ);
  • Përgatit raporte vjetore dhe raporte të tjera sipas kërkesës për menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Kryen edhe detyra tjera sipas nevojave dhe kërkesave të Institucionit.
  • Udhëheqësi i Divizionit për menaxhimin e burimeve njerëzore i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
  • Numri i të punësuarve në Divizionin për menaxhimin e burimeve njerëzore është gjashtë (6).

Udhëheqës i Divizionit për menaxhimin e burimeve njerëzore është:

Granit Makolli, u.d.

granit.makolli@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors