1. Misioni i Departamentit Ligjor është koordinimi i hartimit dhe përafrimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe ofrimi i mbështetjes dhe këshillave ligjore për strukturat e Ministrisë.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
2.1. Ofron opinione, këshilla dhe sqarime juridike lidhur me zbatimin dhe interpretimin e legjislacionit në fuqi nga fushëveprimi i Ministrisë;
2.2. Nuk jep opinione ligjore për institucione, organizata apo trupa që nuk funksionojnë dhe nuk veprojnë në kuadër të Ministrisë;
2.3. Ofron mbështetje juridike në hartimin e dokumenteve strategjike, legjislative dhe akteve të tjera nga fushëveprimi i Ministrisë;
2.4. Koordinon dhe mbështet hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë;
2.5. Siguron respektimin e standardeve dhe teknikave juridike për hartimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin në fuqi;
2.6. Siguron harmonizimin dhe përafrimin e legjislacionit të Ministrisë me acquis communautaire dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës;
2.7. Ofron këshilla ligjore, opinione dhe rekomandime profesionale për strukturat organizative të Ministrisë sipas kërkesës;
2.8. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet relevante lidhur me përfaqësimin e Ministrisë në procedurat administrative dhe kontestet gjyqësore;
2.9. Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe fushëveprimin e departamentit.
3. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
4. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
4.1. Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit;
4.2. Divizioni për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit, të mbështetjes ligjore dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e legjislacionit.
5. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është dhjetë (10).