Departamenti i Sportit

1.Misioni i Departamentit të Sportit është hartimi dhe zhvillimi i politikave dhe strategjive për avancimin e sportit dhe aktivitetit fizik në Republikën e Kosovës, përmes koordinimit dhe bashkëpunimit me akterët e sistemit sportiv, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

2.Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Sportit janë:

2.1.Harton, zhvillon dhe propozon akte normative dhe dokumente strategjike për fushën e sportit, si dhe siguron harmonizimin e tyre me standardet ndërkombëtare dhe praktikat evropiane në sport;

2.2.Harton politika zhvillimore, strategji, koncepte dhe dokumente planifikuese në fushën e sportit, në përputhje me prioritetet shtetërore dhe legjislacionin në fuqi;

2.3.Koordinon proceset e planifikimit dhe zhvillimit të politikave sportive në nivel qendror dhe lokal, në bashkëpunim me institucionet publike, organizatat sportive dhe akterët relevantë të sportit;

2.4.Koordinon dhe monitoron zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve shtetërore në fushën e sportit;

2.5.Ofron mbështetje profesionale dhe koordinuese për zhvillimin e sportit në Republikën e Kosovës, përfshirë sportin elitar, sportin për të gjithë, sportin shkollor, sportin universitar dhe sportin e personave me aftësi të kufizuara;

2.6.Bashkëpunon me Agjencinë e Sportit, Inspektoratin e Sportit, komunat, federatat sportive, Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe organizatat tjera sportive, për zhvillimin dhe avancimin e sportit;

2.7.Koordinon dhe zhvillon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në fushën e sportit, përfshirë proceset e integrimit evropian, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare sportive dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në sport;

2.8.Merr pjesë në hartimin e politikave dhe prioriteteve për zhvillimin e infrastrukturës sportive, në përputhje me dokumentet strategjike dhe prioritetet shtetërore në sport;

2.9.Analizon dhe vlerëson gjendjen në sektorin e sportit, përgatit raporte, analiza dhe rekomandime për avancimin e politikave sportive dhe zhvillimin e sistemit sportiv në Republikën e Kosovës;

2.10.Mbështet dhe promovon përfshirjen e të rinjve, grave, komuniteteve jo-shumicë dhe personave me aftësi të kufizuara në sport dhe aktivitet fizik;

2.11.Bashkëpunon me institucionet përkatëse në hartimin dhe zhvillimin e programeve për edukim, hulumtim, profesionalizim dhe ngritje të kapaciteteve në sport;

2.12.Koordinon aktivitetet e divizioneve në kuadër të Departamentit të Sportit dhe siguron zbatimin efikas të detyrave dhe përgjegjësive të tyre;

2.13.Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe fushëveprimin e Departamentit.

3.Udhëheqësi i Departamentit të Sportit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

4.Departamenti i Sportit përbëhet nga divizionit si në vijim:

4.1.Divizioni për hartimin e politikave;

4.2.Divizioni për zhvillim dhe bashkëpunim.

5.Numri i të punësuarve në Departamentin e Sportit është tetë (8).

Departamenti i Sportit i ka 2 divizione:

Divizioni për hartimin e politikave

Divizioni për zhvillim dhe bashkëpunim

Udhëheqës i Departamentit të Sportit është:

Ibër Alaj

iber.alaj@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors