Misioni

Misioni i Ministrisë së Sportit dhe Rinisë është të hartojë dhe zbatojë politika që mbështesin zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e rinisë, duke krijuar mundësi të barabarta për pjesëmarrje, zhvillim dhe përfaqësim.

Ministria angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve sportive e rinore, mbështetjen e sportistëve dhe organizatave përkatëse, nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën publike, si dhe avancimin e bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar.

    Vlerat e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë
    1. Profesionalizmi dhe përgjegjshmëria – ushtrimi i kompetencave në mënyrë profesionale, efikase dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    2. Transparenca dhe llogaridhënia – menaxhimi i përgjegjshëm i burimeve publike dhe informimi i qytetarëve.
    3. Gjithëpërfshirja dhe mundësitë e barabarta – mbështetja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe komunitetit sportiv pa diskriminim.
    4. Bashkëpunimi dhe partneriteti – forcimi i bashkëpunimit me institucionet, organizatat rinore, federatat sportive dhe partnerët ndërkombëtarë.
    5. Zhvillimi dhe inovacioni – përmirësimi i vazhdueshëm i politikave, programeve dhe shërbimeve në fushën e sportit dhe rinisë.
    1. Zhvillimi i politikave dhe kornizës ligjore në fushën e sportit dhe rinisë, përmes hartimit dhe zbatimit të legjislacionit, dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit.
    2. Fuqizimi dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve, përmes mbështetjes së organizatave dhe qendrave rinore, edukimit joformal, punësueshmërisë dhe përfshirjes në vendimmarrje e në jetën publike.
    3. Zhvillimi dhe avancimi i sportit, përmes mbështetjes së sportistëve, specialistëve të sportit, klubeve dhe federatave, si dhe rritjes së cilësisë dhe pjesëmarrjes në garat vendore e ndërkombëtare.
    4. Përmirësimi i infrastrukturës sportive dhe rinore, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve, shërbimeve dhe programeve për sportin dhe rininë.
    5. Rritja e cilësisë së shërbimeve dhe programeve, përmes zhvillimit të kapaciteteve, shkëmbimit të përvojave dhe promovimit të praktikave të mira në sport dhe rini.
    6. Fuqizimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar, përmes partneriteteve institucionale, bashkëpunimit me organizatat përkatëse dhe promovimit të sportit dhe rinisë jashtë vendit.
    7. Menaxhimi transparent dhe efikas i burimeve financiare, përmes planifikimit buxhetor, përcaktimit të prioriteteve dhe shfrytëzimit të përgjegjshëm të mjeteve publike.
    8. Koordinimi institucional dhe përfshirja e palëve të interesit, përmes konsultimeve dhe bashkëpunimit në hartimin dhe zbatimin e politikave publike në fushën e sportit dhe rinisë.
    Generic selectors
    Vetem tekstet e njejta
    Kërkoni në titull
    Kërkoni në përmbajtje
    Post Type Selectors