Zhvillimi i mëtejmë i motoçiklizmit në Kosovë

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim drejtuesit e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Nuhi Llugaxhiu.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e motoçiklizmit në Kosovë, aktivitetet dhe sfidat e federatës, si dhe për mundësitë e avancimit të këtij sporti në vend.

Po ashtu, u theksua rëndësia e krijimit të kushteve më të mira për sportistët, përfshirë avancimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen për gjeneratat e reja që po i bashkohen këtij sporti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors