Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, vendosën sot gurthemelin për ndërtimin e fushës së re sportive multifunksionale në Zhabar.
Ky investim synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, duke u ofruar të rinjve dhe komunitetit hapësira të përshtatshme për sport.
Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive, me investime të reja në Mitrovicë dhe në mbarë Kosovën.


