Zëvendësministri Veshall takoi përfaqësuesen e UNICEF-it

Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, priti në takim znj. Veronika Vashchenko, përfaqësuese të UNICEF-it, me ç’rast u riafirmua rëndësia e partneritetit strategjik në avancimin e politikave shtetërore për rininë

Diskutimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit institucional, konsolidimin e politikave rinore dhe zgjerimin e mundësive konkrete për fuqizimin e të rinjve. Në këtë drejtim, theks i veçantë i’u kushtua zhvillimit të iniciativave të përbashkëta, mbështetjes së projekteve ekzistuese dhe adresimit të nevojave reale të brezit të ri.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me UNICEF-in dhe partnerët ndërkombëtarë, duke e trajtuar rininë si prioritet strategjik dhe investimin në të si përgjegjësi institucionale. Përmes politikave të qëndrueshme dhe veprimeve konkrete, synojmë të krijojmë më shumë hapësira për pjesëmarrje, zhvillim dhe përfshirje aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe institucionale të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors