Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sylejman Elshani, zhvilloi një takim me Fortesa Shasivari dhe Denis Avdi nga organizata VORAE.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve, përfshirë platformën e punës vullnetare, organizimin e aktiviteteve rinore si dhe rolin dhe rëndësinë e Këshillit Konsultativ.
Theks i veçantë iu kushtua bashkëpunimit të ndërsjellë dhe krijimit të mundësive konkrete për përfshirjen sa më të madhe të të rinjve në iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.
Takime të tilla dëshmojnë përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më aktive, gjithëpërfshirëse dhe me më shumë mundësi për rininë tonë.
