Turneu “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, morën pjesë në natën finale të turneut tradicional të futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit”, që u mbajt në Gjonaj.

Ky turne, i mbështetur nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, është shumë më tepër se një garë sportive. Ai përfaqëson respektin për sakrificën e dëshmorëve, forcën e komunitetit dhe dashurinë për sportin që bashkon breza të tërë.

Në atmosferën e mbushur me emocion dhe duartrokitje, u dëshmua edhe një herë se sporti është një vlerë që ndërton karakter, forcon solidaritetin dhe krijon mundësi për të rinjtë tanë.

Ministri Blerim Gashani dhe Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojnë të mbështesin iniciativa të tilla, sepse aty ku luhet sport, aty rritet shpresa dhe forcohet e ardhmja e vendit tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors