Thirrje e hapur për të rinjtë e Kosovës!

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen për përzgjedhjen e përfaqësuesit/es rinor/e të Kosovës në Bordin Drejtues të RYCO.

?Ky është një rol i rëndësishëm për përfaqësimin e të rinjve në nivel rajonal dhe për fuqizimin e bashkëpunimit, dialogut dhe pajtimit mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

?‍?Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës 18–29 vjeç, si dhe nominimet nga organizatat e shoqërisë civile. Kandidatët duhet të kenë përvojë në aktivitete rinore dhe angazhim në promovimin e qytetarisë aktive, paqes dhe të drejtave të njeriut.

?Afati për aplikim: 07 prill 2026, ora 17:00

?Për më shumë informacione dhe detaje mbi aplikimin, vizitoni linkun:

https://msr.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/10/Thirrja_RYCO_26.pdf

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors