Të rinjtë nga e gjithë bota në Mitrovicë për paqen, dialogun dhe bashkëpunimin

Mitrovica mirëpriti Balkan International Youth Summit for Peace 2026 (BIYSP), një ngjarje ndërkombëtare që bëri bashkë të rinj nga dhjetëra vende të botës, për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar ide e iniciativa konkrete për paqen dhe kohezionin shoqëror.

Samiti, i mbajtur nën temën “Youth as Peace Practitioners: From Dialogue to Action”, u zhvillua nga 1 deri më 4 tetor dhe u mbështet financiarisht nga Ministria e Sportit dhe Rinisë.

Në ditën e dytë të Samitit, në emër të MSR-së, me një fjalën hyrëse të pranishmëve iu drejtua Drilon Brahimi, këshilltar i lartë i ministrit Blerim Gashani, ndërsa Vedat Jashari, udhëheqës i Divizionit për Zhvillimin e Politikave për Rininë në MSR, ishte pjesë e sesionit “Spotlight: Histori nga terreni”, ku prezantoi përvojën institucionale në zhvillimin dhe zbatimin e politikave e programeve për të rinjtë në Kosovë.

Përmes paneleve, diskutimeve, prezantimit të iniciativave rinore dhe shkëmbimit ndërkulturor, BIYSP 2026 krijoi një hapësirë ku të rinjtë nga vende dhe kultura të ndryshme u bashkuan rreth një qëllimi të përbashkët: kalimin nga dialogu në veprim dhe fuqizimin e rolit të të rinjve si ndërtues të paqes.

Ministria e Sportit dhe Rinisë vazhdon të mbështesë nismat që fuqizojnë të rinjtë, krijojnë ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe e vendosin Kosovën në qendër të dialogut rinor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors