Takimi me YMCA për fuqizimin e rinisë në Kosovë dhe rolin e saj

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e YMCA, Scott T. Jackson nga YMCA of Pierce and Kitsap Counties, i cili udhëheq shërbimet e kampeve, përfshirë YMCA Camp Seymour dhe YMCA Camp Lake Helena dhe Dorina Lluka, drejtoreshë ekzekutive për YMCA Kosovë.

Në këtë takim, mes tjerash u diskutua për hapa konkretë në fuqizimin e rinisë dhe rolin e saj në zhvillimin e vendit tonë.

Gjatë diskutimit u trajtua rëndësia e përfshirjes së të rinjve si vullnetarë në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si një proces që kërkon angazhim të hershëm dhe qasje të strukturuar.

Po ashtu, u theksua rëndësia e promovimit të jetesës së shëndetshme dhe edukimit joformal si baza për një brez më të përgatitur dhe aktiv.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors