Takime në Izmir të Turqisë për interes të sportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar për vizitë në Republikën e Turqisë, në Izmir, ku ka zhvilluar një sërë takimesh në interes të sportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Gashani mori pjesë në edicionin e parë të “Balkan Dostluk Koşusu”, një aktivitet sportiv që mblodhi qindra pjesëmarrës dhe përcolli një mesazh të fuqishëm të miqësisë dhe solidaritetit ndërmjet vendeve të rajonit.

Së bashku me përfaqësues të institucioneve të Republikës së Turqisë dhe personalitete të jetës publike, ministri Gashani dha startin e kësaj gare, e cila u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme, duke reflektuar lidhjet e forta historike dhe kulturore ndërmjet popujve tanë.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet dhe takimet e zhvilluara në Izmir rikonfirmojnë rëndësinë e sportit si një urë e fuqishme bashkëpunimi dhe një mjet për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve, duke promovuar vlerat e përbashkëta dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit në nivel ndërkombëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors