Këshilltarja e Ministrit të Sportit dhe Rinisë, Donika Zogu, njëherësh përfaqësuese e Qeverisë së Kosovës në Bordin Drejtues të Regional Youth Cooperation Office (RYCO), mori pjesë në panelin “Superschools: Addressing regional challenges through youth exchanges”, në kuadër të Superschools Education Conference 2026, të organizuar nga RYCO.
Në këtë panel u diskutua mbi rolin e programeve të shkëmbimit rinor në ndërlidhjen e të rinjve dhe adresimin e sfidave të përbashkëta në rajon, si dhe mbi aftësitë që u nevojiten të rinjve për t’u përgatitur për tregun e punës dhe të ardhmen.
Gjatë diskutimit, znj. Zogu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet të rinjve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, për ndërtimin e besimit, mirëkuptimit dhe mundësive të reja për brezat e rinj.
Programi Superschools kontribuon në forcimin e dialogut ndërkulturor dhe zhvillimin e aftësive të rëndësishme për të rinjtë, duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes përmes bashkëpunimit rajonal dhe përvojave të përbashkëta.

