Të rinjtë e Mitrovicës e shijuan një mbrëmje plot humor, të qeshura dhe energji pozitive me Avni Shkodrën.
Në kuadër të Muajit të Rinisë 2026, të iniciuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, Komuna e Mitrovicës së Jugut solli për të rinjtë një mbrëmje ndryshe, me argëtim dhe atmosferë të veçantë.
Përmes aktiviteteve të tilla, Muaji i Rinisë po sjell më shumë hapësira për argëtim, socializim dhe pjesëmarrje aktive të të rinjve në jetën kulturore.
Rinia feston, qesh dhe krijon kujtime bashkë!
