Shëndeti mendor prioritet për MSR-në

Sot, në tryezën “Dialogu Strategjik për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen Psikosociale për Fëmijët dhe Adoleshentët”, të organizuar në nivel qeveritar në bashkëpunim me UNICEF-in, u diskutua rëndësia e një qasjeje të integruar institucionale në adresimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve.

Në këtë tryezë, Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, mori pjesë në diskutimet për avancimin e politikave dhe mekanizmave mbështetës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përfshirjes së shëndetit mendor në agjendën e politikave rinore.

Ministria e Sportit dhe Rinisë, në kuadër të Strategjisë Shtetërore për Rininë 2024–2032, e trajton shëndetin mendor si një nga fushat prioritare. Në këtë drejtim, mbështetja e iniciativave që promovojnë mirëqenien psikologjike, parandalimin dhe vetëdijesimin mbetet pjesë e angazhimit tonë institucional.

Angazhimi ynë synon që, përmes bashkëpunimit me institucionet, organizatat dhe partnerët relevantë, të krijojmë më shumë mundësi për mbështetje dhe qasje në shërbime për fëmijët dhe të rinjtë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors