RINIA NË QENDËR TË POLITIKAVE TONA

Sot, këshilltarja politike e Ministrit të Sportit dhe Rinisë, Donika Zogu, së bashku me Kryeshefin e Agjencisë së Sportit, Fidan Shatri, dhe Departamentin e Rinisë, zhvilluan një takim koordinues me institucionet vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasadat, komunat dhe partnerët tanë, në kuadër të përgatitjeve për Muajin e Rinisë.

Nën udhëheqjen e Ministrit të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, një nga prioritetet e këtij mandati është fuqizimi i të rinjve përmes politikave konkrete, hapësirave të reja dhe mundësive që rrisin pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe në jetën publike.

Muaji i Rinisë synon të jetë më shumë se një seri aktivitetesh. Ai synon të krijojë një platformë të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë, komunave, organizatave rinore dhe komunitetit sportiv, për t’u ofruar të rinjve më shumë mundësi në sport, kulturë, edukim, mobilitet, integrim evropian dhe pjesëmarrje aktive.

Gjatë takimit u bashkërenduan propozimet e partnerëve dhe u punua drejt hartimit të një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për muajin shtator, duke përcaktuar fushat e bashkëpunimit dhe hapat për finalizimin e programit.

Më shumë koordinim. Më shumë bashkëpunim. Më shumë mundësi për të rinjtë.

Sepse politikat për rininë nuk duhet të hartohen vetëm për të rinjtë, por bashkë me ta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors