Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve të Muajit të Rinisë dhe politikave të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë për fuqizimin e të rinjve dhe zgjerimin e Kartës Evropiane të Rinisë në nivel lokal, sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për shtrirjen e këtij programi edhe në Komunën e Shtimes.
Përmes këtij bashkëpunimi, të rinjtë e Shtimes do të kenë qasje në Kartën Evropiane të Rinisë (EYCA), e cila u mundëson mijëra përfitime dhe lehtësira në arsim, kulturë, sport, transport, udhëtime dhe shërbime të tjera, në Kosovë dhe në mbi 35 shtete të Evropës.
Zgjerimi i Kartës Evropiane të Rinisë nga një komunë në tjetrën është pjesë e angazhimit të MSR-së për të krijuar mundësi konkrete për të rinjtë dhe për t’i afruar ata gjithnjë e më shumë me hapësirën evropiane të mobilitetit, përvojave dhe mundësive.
Rinisë i duhen jo vetëm fjalë, por mundësi konkrete për të mësuar, për të lëvizur dhe për t’u zhvilluar.
