Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, vizitoi sot Komunën e Drenasit, ku u prit nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.
Gjatë kësaj vizite, ministri dhe kryetari vizituan stadiumin e qytetit në Drenas, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë stadium. Ata u informuan për ecurinë e punimeve dhe rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e sportit dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në komunë.
Ministri Gashani theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional për krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe komunitetin lokal. Kryetari Lladrovci falënderoi ministrinë për mbështetjen dhe përkushtimin në avancimin e projekteve sportive në Drenas.


