Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës, kryetarin Armend Budima dhe sekretarin Burhanudin Misini.
Takimi kishte karakter njoftues, ku u prezantuan aktivitetet dhe arritjet e Federatës së Shahut të Kosovës, si dhe u diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunim dhe mbështetje institucionale.
Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e zhvillimit të të rinjve në këtë sport, organizimi i garave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe promovimi i shahut në sistemin arsimor si një disiplinë që ndikon në zhvillimin intelektual të brezave të rinj.
Drejtuesit e federatës informuan ministrin për aktivitetet, planet dhe nevojat e tyre, ndërsa u shpreh gatishmëria për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në funksion të avancimit të shahut në Kosovë.
Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e federatave sportive dhe zhvillimin e sportit në të gjitha nivelet.

