Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Atletëve Veteranë të Kosovës, Driton Haliti.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin dhe promovimin e atletikës në Kosovë, si dhe për aktivitetet dhe garat në të cilat marrin pjesë atletët veteranë brenda dhe jashtë vendit.
Po ashtu u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së aktiviteteve sportive që kontribuojnë në promovimin e sportit dhe përfshirjen aktive të atletëve veteranë në jetën sportive të vendit.
