Procedohet për lexim të dytë projektligji për LM Prishtina 2030

Komisioni Parlamentar për Kulturë, Turizëm dhe Sport ka shqyrtuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe e ka miratuar atë unanimisht, duke e proceduar për hapat e mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Projektligji është dërguar për vlerësim në Komisionin e Përhershëm dhe më pas do të procedohet për lexim të dytë në Kuvend, ku pritet të marrë votimin final.

Gjatë shqyrtimit, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka arsyetuar domosdoshmërinë e këtij projektligji, duke theksuar rëndësinë e tij strategjike për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe nevojën që ai të trajtohet me prioritet në funksion të përgatitjeve të suksesshme të kësaj ngjarjeje madhore.

Ky projektligj përbën bazën ligjore për realizimin e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive ndërkombëtare që do të mbahet në vendin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors