Prezantimi i Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve

Zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sylejman Elshani, ka marrë pjesë në hapjen e konferencës për prezantimin e Indeksit të Pjesëmarrjes së të Rinjve.

Ky indeks paraqet një instrument të rëndësishëm për të vlerësuar nivelin e përfshirjes së të rinjve në jetën politike, ekonomike dhe sociale, duke kontribuar në identifikimin e sfidave dhe në hartimin e politikave më gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në dëshmi.

Gjatë kësaj ngjarjeje u vlerësua puna e organizatës Demokraci për Zhvillim (D4D), si dhe mbështetja e Bashkimit Evropian në Kosovë në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e politikave rinore.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në krijimin e hapësirave të reja për pjesëmarrje aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe në zhvillimin e vendit, duke e konsideruar rininë si një nga shtyllat kryesore të së ardhmes së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors