Përkrahja e parasportistëve nga ministria

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me federata dhe organizata që zhvillojnë sportin për personat me nevoja të veçanta, duke riafirmuar përkushtimin institucional për një sport më gjithëpërfshirës në Kosovë.

Memorandumet janë nënshkruar me Federata e Basketbollit në Karroca e Kosovës, Olimpiada Speciale e Kosovës, Para Boccia e Kosovës, Federata e Paravolejbollit e Kosovës dhe Sporti për të Verbër të Kosovës.

Këto memorandume bashkëpunimi kanë për qëllim mbështetjen e zhvillimit të aktiviteteve vjetore sportive për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale, përmes federatave sportive që veprojnë në kuadër të lëvizjes paralimpike dhe organizatave që promovojnë sportin për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet fuqizimi i sportistëve, rritja e pjesëmarrjes në aktivitete sportive, si dhe krijimi i mundësive më të mëdha për zhvillimin dhe avancimin e sportit për personat me nevoja të veçanta.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar që përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me federatat dhe organizatat sportive të ndërtojë politika dhe programe që garantojnë qasje të barabartë në sport për të gjithë, duke promovuar vlerat e përfshirjes, respektit dhe barazisë në shoqëri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors