Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim përfaqësues të Klubit Alpin Prishtina, ku zhvilloi një diskutim konstruktiv me Nazmi Hasanramajn dhe Kristian Gashin.
Gjatë takimit u diskutua për organizimin e edicionit të dytë të Prishtina Outdoor Festival, i cili pritet të mbahet në muajin qershor. Ky festival synon të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh rekreative, sportive dhe edukative për të rinjtë, duke promovuar stilin e jetesës aktive dhe lidhjen me natyrën.
Ministri Gashani theksoi se bashkëpunime të tilla janë shumë të rëndësishme për fuqizimin e të rinjve dhe për krijimin e hapësirave ku ata mund të zhvillojnë potencialin e tyre përmes sportit dhe aktiviteteve në natyrë.

