Nis projekti i Palestrës së re Multisportive në Podujevë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi, mori pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Palestrës së re Multisportive në Podujevë, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Me vlerë prej 4.8 milionë eurosh, projekti do të bashkëfinancohet nga Ministria e Sportit dhe Rinisë dhe Komuna e Podujevës, ndërsa palestra do të ketë kapacitet prej 2,500 ulësesh.

Kjo palestër do të jetë një prej investimeve të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku Podujeva do të jetë një nga qytetet nikoqire.

Investime të tilla dëshmojnë përkushtimin institucional për krijimin e infrastrukturës moderne sportive dhe të kushteve më të mira për sportistët, klubet sportive dhe të rinjtë e Podujevës.

Investojmë sot në infrastrukturë moderne, për të ndërtuar sukseset sportive të së nesërmes.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors