Sot, këshilltarja politike e Ministrit të Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani, znj. Donika Zogu, mori pjesë në takimin e katërt të Kosovo Coalition on Youth, Peace and Security (YPS), të mikpritur nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO.
Ky koalicion përbën një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e rolit të të rinjve në vendimmarrje, në promovimin e paqes dhe në ndërtimin e komuniteteve më gjithëpërfshirëse.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Ministria e Sportit dhe Rinisë do të jetë nikoqire e takimit të radhës të Koalicionit në muajin nëntor, duke vazhduar angazhimin për të krijuar më shumë hapësira ku zëri dhe pjesëmarrja e të rinjve shndërrohen në ndikim konkret.
