Në Shtime vendoset gurthemeli për ndërtimin e fushave të tenisit

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar për vizitë në Shtime, ku u prit në takim nga kryetari i komunës, Qemajl Aliu.

Gjatë kësaj vizite u vendos gurthemeli për ndërtimin e fushave të tenisit në Shtime. Ky projekt është në kuadër të plotësimit të nevojave për infrastrukturë fizike me qëllim të krijimi të hapësirave të reja për aktivitete sportive.

Në realizimin e këtij projekti, Ministria e Sportit dhe Rinisë ka investuar 200 mijë euro.

Përpos tjerash, konkretizimi i infrastrukturës sportive do të shërbejë në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportit për të rinjtë dhe sportistët e kësaj komune.

Po ashtu, ministri Gashani vizitoi edhe stadiumin e qytetit në Shtime, ku nga afër pa investimet e punimeve në këtë projekt. Me përmbylljen e tyre, stadiumi tashmë ofron kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për organizimin e garave për sportistët dhe klubet lokale.

Kjo vizitë është në vazhdën e planit të punës që ka ministri Gashani dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë për të investuar në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe për të mbështetur sportin në të gjitha komunat e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors