Në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me këshilltarët e tij, vendosën lule pranë shtatores së tij në shenjë kujtimi, respekti dhe mirënjohjeje për veprën e tij të jashtëzakonshme.
Fadil Vokrri mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës, jo vetëm për sukseset e tij si futbollist, por edhe për kontributin vendimtar në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar dhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Me punën, vizionin dhe përkushtimin e tij, ai la një trashëgimi të çmuar për sportin dhe shtetin tonë, duke frymëzuar breza të tërë sportistësh dhe qytetarësh.
Kujtimi për Fadil Vokrrin mbetet i gjallë në historinë, sportin dhe krenarinë e Republikës së Kosovës.

