Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me këshilltarin e lartë politik, Drilon Brahimi pritën në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Doğan, dhe Drejtorin e Investimeve, Turan Kocabayraktar, me të cilët diskutoi për bashkërendimin e aktiviteteve dhe projekteve infrastrukturore.
Në fokus të takimit ishte infrastruktura dhe furnizimi me energji elektrike i objekteve sportive, në funksion të realizimit të investimeve moderne dhe të qëndrueshme në sport.
Përfaqësuesit e KEDS-it shprehën gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë e Sportit dhe Rinisë përmes ekspertizës, mbështetjes teknike dhe profesionale në projektet infrastrukturore.
Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional mbeten të rëndësishëm për realizimin efikas të investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
