Modernizimi I Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

Ministri i Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani, priti sot në takim z. Damien Sorrell nga European Investment Bank (EIB Global), së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Pallatit të Rinisë, z. Shpend Bilalli, me të cilët diskutoi për hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit për konservimin dhe modernizimin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Gjatë vizitës në hapësirat e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, u trajtua progresi i deritanishëm i projektit, si dhe rëndësia e zbatimit të asistencës teknike në funksion të avancimit të kësaj infrastrukture me rëndësi të veçantë për sportin, rininë dhe kulturën në vend.

Ky projekt synon transformimin dhe modernizimin e një prej objekteve më ikonike të kryeqytetit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të ketë rol të rëndësishëm edhe në organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI – Prishtina 2030, si një nga hapësirat kryesore mikpritëse, stërvitore dhe garuese të këtij eventi ndërkombëtar sportiv.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors