Miratohet Projektligji Kundër Dukurive Negative në Sport

Sot, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 11-të miratoi Projektligjin kundër dukurive negative në sport, i cili obligon strukturat sportive që të zbatojnë rregullat për parandalimin, luftimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive të tjera negative në sport, si dhe garantimin e standardeve të larta të rendit, sigurisë dhe shërbimeve gjatë organizimit dhe zhvillimit të ngjarjeve sportive.

Me këtë projektligj përcaktohen qartë përgjegjësitë dhe mekanizmat institucionalë për adresimin e dukurive negative në sport, duke synuar forcimin e sigurisë, integritetit dhe përgjegjësisë në organizimin e aktiviteteve sportive, në përputhje me standardet dhe praktikat përkatëse.

Për më shumë ndiqni ekspozeun e ministrit Gashani:

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors