Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim përfaqësuesit e Federatës së Rowingut dhe klubet e këtij sporti nga Prizreni, Prishtina dhe Deçani.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e mëtejmë të rowingut në Kosovë, sfidat dhe nevojat e këtij sporti, si dhe për procesin e licensimit të federatës. U theksua rëndësia e përgatitjeve për Mediterranean Games 2030, ku rowingu do të jetë pjesë e programit garues

