Ministri Gashani vizitoi komunën e Kamenicës

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Kamenicës, ku është takuar me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, për të diskutuar mbi zhvillimin e sportit dhe projektet infrastrukturore në këtë komunë.

Gjatë takimit u diskutuan dhe shqyrtuan projektet që janë duke u realizuar aktualisht, si dhe potenciali që ka Kamenica për avancimin e sportit dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në aktivitete sportive.

Në kuadër të vizitës, ministri Gashani vizitoi nga afër disa prej objekteve kryesore sportive, përfshirë Palestrën e Sportit, stadiumin e qytetit, ku u prezantuan ide dhe plane konkrete për zhvillimin e mëtejmë të stadiumit të qytetit, për të cilat u ofrua mbështetje institucionale.

Ministri po ashtu vizitoi edhe stadiumin e KF “Kika” në Hogosht, si dhe Stadiumin e Atletikës, i cili përbën një nga investimet më të mëdha kapitale në sport në këtë komunë.

Ministria e Sportit dhe Rinisë mbetet e përkushtuar në përkrahjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e sportit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët në të gjithë vendin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors