Ministri Gashani u takua me përfaqësues të organizatave në Shtime

Gjatë vizitës në Komunën e Shtimes, Ministri i Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani, zhvilloi një takim me përfaqësues të organizatave LDA-Europe, GLV-Natyra, Hendikos Shtime, OJQ-Akademia dhe Kryqi i Kuq.

Në kuadër të këtij takimi, përfaqësuesit e organizatave shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen institucionale, ndërsa Ministri Gashani vlerësoi angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në komunitet. Ai theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me shoqërinë civile, me fokus në zhvillimin e projekteve konkrete që sjellin ndikim të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors