Ministri Gashani u takua me kryetarin e Obiliqit

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin institucional në funksion të zhvillimit të projekteve të përbashkëta, me fokus në avancimin e sportit dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë.

Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, me synim realizimin e projekteve konkrete që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe rritjen e mundësive për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors