Ministri Gashani takon kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Fidan Hamiti.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e zhvillimit dhe avancimit të sportit universitar në Kosovë, si një shtyllë e fuqishme për edukimin, shëndetin dhe përfshirjen aktive të të rinjve në jetën sportive. Palët theksuan nevojën për krijimin e më shumë hapësirave dhe mundësive për studentët, duke e parë sportin si një fushë që ndërton disiplinë, bashkëpunim dhe identitet.

Ministri Gashani vlerësoi punën dhe angazhimin e Federatës në organizimin e aktiviteteve sportive universitare, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin iniciativat që fuqizojnë rininë dhe rrisin cilësinë e sportit në vend.

Në përmbyllje, të dyja palët u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në zhvillimin e mëtejmë të sportit universitar në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors