Ministri Gashani takoi ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sportit dhe rinisë. Bashkë u dakorduan që të avancojnë projekte dhe iniciativa që fuqizojnë të rinjtë, nxisin pjesëmarrjen e tyre aktive në sport dhe promovojnë zhvillimin e kapaciteteve të reja sportive në vend.

Ministri Gashani ritheksoi angazhimin institucional për të fuqizuar rininë, duke e vendosur atë në qendër të politikave zhvillimore dhe duke synuar krijimin e një mjedisi ku të rinjtë mund të realizojnë potencialin e tyre të plotë.

Ky takim dëshmon përkushtimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për avancimin e sektorit të rinisë dhe sportit në vend, duke hapur rrugë për mundësi të reja dhe bashkëpunime të frytshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors