Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, bashkë me ekipin e tij, ka mirëpritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Regional Youth Cooperation Office- RYCO (Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor), Vladimir Obranović, si dhe Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm, Kreshnik Loka.
Në takim është biseduar hapur për mënyrat se si mund ta thellohet edhe më tej bashkëpunimi dypalësh dhe të krijohen më shumë mundësi konkrete për të rinjtë, përmes programeve që nxisin dialogun, mobilitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pas një viti të suksesshëm të kryesimit nga Kosova, ministri Gashani u shpreh se ndjehet veçanërisht i lumtur që po vazhdojmë këtë rrugë me të njëjtin përkushtim dhe energji, duke e forcuar rolin tonë në rajon dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes të rinjve.
Mbetem i përkushtuar, theksoi ministri, që partneriteti me RYCO të sjellë edhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe të kontribuojë në një të ardhme më të mirë për ta dhe për gjithë rajonin.

