Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, së bashku me sekretaren e federatës, Elvira Dushku.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me zhvillimin dhe promovimin e basketbollit në Kosovë, si dhe mundësitë për mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve që synojnë fuqizimin e sportit në nivel kombëtar dhe lokal.
Ministri Gashani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë dhe federatave sportive për të krijuar politika që nxisin pjesëmarrjen e të rinjve në sport, zhvillimin e talentëve të rinj dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive.

