Ministri Gashani: “Kur rinia ka hapësirë, ajo krijon jetë kudo”

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me këshilltaren Donika Zogu, këtë fundjavë vizituan Shalën, ku nga afër panë energjinë, vullnetin dhe punën e të rinjve që po sjellin ndryshim në komunitetin e tyre.

Një objekt dikur i pashfrytëzuar, falë angazhimit të organizatës “Vizioni Rinor i Shalës”, sot është shndërruar në një hapësirë të gjallë me aktivitete, ide dhe mundësi për të rinjtë.

Gjatë vizitës, ministri Gashani zhvilloi takime dhe aktivitete me të rinj nga Shala dhe Lipjani në Grykën e Shalës, ku së bashku provuan sportin e shigjetarisë, diskutuan për çështje që prekin rininë dhe ndoqën nga afër kurset e fotografisë që po zhvilloheshin aty.

Një pjesë e veçantë e kësaj dite ishte edhe vizita në kullën “Vehbi Metë Shamolli”, një hapësirë me vlera historike e kulturore, ku të rinjtë kanë mundësi të mësojnë më shumë për traditat, historinë dhe identitetin tonë.

“Kur rinia ka hapësirë, mbështetje dhe besim, ajo krijon jetë kudo”, u shpreh ministri Gashani.

Një ditë e mbushur me energji rinore në Shalë, ku vizioni, vullneti dhe tradita u bashkuan në një aktivitet që tregon fuqinë e rinisë sonë kudo në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors