Medalje e argjendtë për Kosovën në Monako!

Atletja kosovare Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin European Challenger 2026, i mbajtur në Monako, në disiplinën 1500 metra.

Ky rezultat është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të sportistëve tanë, të cilët po vazhdojnë ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet në garat ndërkombëtare.

Ministria e Sportit dhe Rinisë përgëzon Gresa Bakraqin për këtë arritje të shkëlqyer, si dhe Federatën Atletike të Kosovës, trajnerët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e atletikës kosovare.

Urime Gresës për medaljen e argjendtë dhe përfaqësimin e suksesshëm të Republikës së Kosovës!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors