Medalistët e LM Taranto 2026 morën shpërblimet shtetërore

Ambientet e Ministrisë sot morën më shumë shkëlqim me yjet e Lojërave Mesdhetare në Taranto 2026. I lumtur, iu dorëzova shpërblimet për rezultatet e shkëlqyera që arritën në këto lojëra sipas njoftimit për vendimin që kam marrë para pak ditësh.

Mbështetja financiare e njëhershme, në vlerë të përgjithshme prej 70,500 €, është ndarë sipas medaljeve të fituara:

? Medalje të arta

• Donjeta Sadiku – Boks: 10,000 € + 5,000 € për trajnerin

• Islam Selmani – Karate: 10,000 € + 5,000 € për trajnerin

? Medalje të argjendta

• Laura Fazliu – Xhudo, -63 kg: 5,000 € + 2,500 € për trajnerin

• Kianoush Rostami – Peshëngritje, shkëputje: 5,000 € + 2,500 € për trajnerin

• Kianoush Rostami – Peshëngritje, shkëputje & shtytje: 5,000 € + 2,500 € për trajnerin

? Medalje të bronzta

• Akil Gjakova – Xhudo, -73 kg: 3,000 € + 1,500 € për trajnerin

• Shpati Zekaj – Xhudo, -100 kg: 3,000 € + 1,500 € për trajnerin

• Fatjona Kasapi – Xhudo, -52 kg: 3,000 € + 1,500 € për trajnerin

• Flaka Loxha – Xhudo, -57 kg: 3,000 € + 1,500 € për trajnerin

Çdo medalje është shumë më tepër se një vend në podium. Është flamuri ynë në qiell, himni ynë që dëgjohet në arenën ndërkombëtare dhe dëshmi se puna, disiplina dhe sakrifica na çojnë kudo.

Mbetem i përkushtuar që rezultatet e larta sportive të vlerësohen dhe të mbështeten institucionalisht, duke krijuar motiv, kushte dhe mundësi sa më të mira për sportistët dhe trajnerët tanë drejt sukseseve të reja.

Urime sportistëve dhe trajnerëve, dhe faleminderit shumë që e bëtë Kosovën krenare!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors