Ministri Gashani priti në takim pianisten Riola Susuri pas suksesit të saj në Vjenë
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti në takim pianisten Riola Susuri dhe e përgëzoi për suksesin e saj në garën ndërkombëtare të pianos “International Piano Balkan Competition – Vienna 2026”.
Në finalen e mbajtur më 20 nëntor 2026 në Mozarthaus Vienna, Riola fitoi çmimin e parë dhe u shpall interpretuesja më e mirë e garës.
Riola ishte përfituese e thirrjes për mobilitet të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, përmes së cilës u mbështet pjesëmarrja e saj në këtë garë. Si Ministri, jemi shumë krenarë që e kemi mbështetur Riolën në këtë rrugëtim dhe që kemi kontribuar që ajo ta prezantojë talentin e saj në skenën ndërkombëtare.
E urojmë Riolën për këtë arritje dhe i dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj artistik.


