Mbi 70 mijë euro për sportistët që morën medalje në LM Taranto 2026

70,500 euro mbështetje financiare për sportistët dhe trajnerët për rezultatet në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka aprovuar mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 70,500 euro për sportistët dhe trajnerët e Republikës së Kosovës, në bazë të rezultateve dhe medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Mbështetja e njëhershme financiare është përcaktuar sipas kategorive të medaljeve:

* Medalja e artë: 10,000 euro për sportistin dhe 5,000 euro për trajnerin;

* Medalja e argjendtë: 5,000 euro për sportistin dhe 2,500 euro për trajnerin;

* Medalja e bronztë: 3,000 euro për sportistin dhe 1,500 euro për trajnerin.

Kjo mbështetje përbën një vlerësim institucional për rezultatet e arritura dhe kontributin e sportistëve dhe trajnerëve në përfaqësimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ministria e Sportit dhe Rinisë do të vazhdojë të mbështesë sportistët dhe trajnerët, si dhe zhvillimin e sportit në vend, me synim krijimin e kushteve të përshtatshme për arritjen e rezultateve të reja në garat ndërkombëtare.

Urime sportistëve dhe trajnerëve për rezultatet e arritura dhe faleminderit për përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors